Muzetë, alternativa e fundjavës/Temperaturat e larta nuk kanë penguar vizitorët e muzeve të qytetit

Alternativat e fundjavës për ata që vizitojnë Shkodrën janë të shumta. Një prej tyre janë muzetë e qytetit që ofrojnë histori përmes artefakteve të ekspozuara. Muzeu Historik i Shkodrës është ndër zgjedhjet e vizitorëve të huaj.Përgjegjësi i muzeut Sokol Parmeza shprehet se numri i vizitorëve do të vijojë në rritje edhe në këtë sezon veror dhe se ata që e vizitojnë Muzeun Historik vijnë nga shtete të ndryshme të globit.Shkodra si qytet ka edhe muze të tjerë që tërheqin interesin e vizitorëve si ai i fotografisë “Marubi”, Vendi i Dëshmisë dhe Kujtesës, Muzeu i Kështjellës etj.