Muzeu Historik i Shkodrës – Atraksioni i spikatur nga turistët dhe nxënësit e shkollave

Në mesin e shumë destinacioneve turistike në qytetin e Shkodrës është edhe muzeu historik, i cili si muze qendror i qytetit është jo vetëm një atraksion turistik, por edhe një vend ku ndërthuret trashëgimia kulturore në disa periudha.

Në 10 mujorin e këtij viti,  rrjeti i muzeve të Shkodrës, që përfshin Muzeun Historik, atë të kalasë dhe Dëshmisë e Kujtesës është vizituar nga rreth 30 mijë turistë.

Përgjegjësi i muzeut, Sokol Parmeza, tregon se çfarë ka ndikuar tek turizmi këtë vit që të ketë një interesim kaq të lartë.

E veçanta e godinës së muzeut është se dhomat e saj janë ruajtur në formën e saj origjinale të një banese karakteristike të veriut të Shqipërisë, ku spikat oda e pritjes e mbushur tashmë me objekte të ndryshme historike, sidomos me veshje dhe objekte të artizanatit shkodran.

Muzeu Historik  sot është kthyer në një prej destinacioneve kryesore të vendasve por edhe të huajve, që duan të njihen me historinë, traditën dhe kulturën e një qyteti të lashtë si Shkodra e këtë e tregojnë shifrat në rritje të vizitorëve.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.