Në mesin e shumë destinacioneve turistike në qytetin e Shkodrës është edhe muzeu historik, i cili si muze qendror i qytetit është jo vetëm një atraksion turistik, por edhe një vend ku ndërthuret trashëgimia kulturore në disa periudha.
Në 10 mujorin e këtij viti, rrjeti i muzeve të Shkodrës, që përfshin Muzeun Historik, atë të kalasë dhe Dëshmisë e Kujtesës është vizituar nga rreth 30 mijë turistë.
Përgjegjësi i muzeut, Sokol Parmeza, tregon se çfarë ka ndikuar tek turizmi këtë vit që të ketë një interesim kaq të lartë.
E veçanta e godinës së muzeut është se dhomat e saj janë ruajtur në formën e saj origjinale të një banese karakteristike të veriut të Shqipërisë, ku spikat oda e pritjes e mbushur tashmë me objekte të ndryshme historike, sidomos me veshje dhe objekte të artizanatit shkodran.
Muzeu Historik sot është kthyer në një prej destinacioneve kryesore të vendasve por edhe të huajve, që duan të njihen me historinë, traditën dhe kulturën e një qyteti të lashtë si Shkodra e këtë e tregojnë shifrat në rritje të vizitorëve.
Napoli luan nesër në transfertë kundër Leçes një sfidë që mund të rezultojë vendimtare në…
Konklava e vitit 2025 po afron dhe bashkë me të vëmendja e botës katolike është…
Mbreti i Jordanisë, Abdullah II bin Al-Hussein, zhvilloi sot një vizitë zyrtare në Tiranë, ku…
Radio Televizioni Shqiptar (RTSH) dëshiron të informojë publikun që sot po qarkullojnë online një seri…
Nga fshati Rrenc i njësisë Administrative Gur i zi, kandidati i PD-së, Ted Kopliku, kërkoi…
Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, priti në zyrën e tij znj. Alijahaj, për t’u…
This website uses cookies.