Muzeu Historik i Shkodrës në ndërtesën monumentale të shekullit XIX

Muzeu Historik i Shkodrës është monumenti i radhës i përfshirë në projektin “Të çelen arkapijat”, që synon të risjellë në vëmendje objekte të trashëgimisë kulturore.

Muzeu Historik i Shkodrës nisi të organizohet që në vitin 1947, nën emërtimin “Muzeu Popullor” dhe mori formë të plotë në vitin 1949. Ai u vendos në qendër të qytetit, në një ndërtesë monumentale të shekullit XIX, vlerat e së cilës ia shtonte “Kulla e Sahatit” pranë tij.

Fillimisht u ngrit mbi bazën e koleksioneve të vjetra të kuvendeve të Jezuitëve dhe Franceskanëve themeluar që nga fundi i shekullit të XIX, si dhe nga koleksionet e familjeve shkodrane.

Në vitin 1996, Muzeu Historik i Shkodrës u transfer­ua në shtëpi karakteris­tike shkodrane që mban emrin “Oso Kuka” ku ndodhet edhe sot.

Ky muze përbëhet nga seksionet e etnografisë, arkeologjisë, artit pamor dhe bibliotekës. Si muze lokal, bën pjesë në rrjetin e institucioneve kulturore në vartësi të Bashkisë Shkodër.

“Të çelen arkapijat” është një projekt që sjell në kujtesën e qytetarëve shkodranë deriçkat që zakonisht gjendeshin në murin e kopshtit prapa shtëpive, e që shërbenin për t’u lidhur me fqinjët. Kjo traditë deri para disa dekadash mbante të lidhur njerëzit me njëri-tjetrin. Projekti synon të trokasë në portat shkodrane që t’u hapen të rinjve dhe fëmijëve dhe jo vetëm për të dëshmuar një trashëgimi kulturore që ështe ngulitur fort në shoqërinë tonë.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Finalja e Kupës së Mbretit i besohet Rikardo de Burgos Bengoetxea, precedentët me dy klubet

Rikardo de Burgos Bengoetxea fiton balotazhin me Soto Grado pasi u zgjodh të jetë kryesori…

6 minutes ago

Kuvendi i Kosovës mban sot seancën konstituive për legjislaturën e re

Kuvendi i Kosovës vijon sot seancën konstituive të legjislaturës së tij të nëntë për zgjedhjet…

9 minutes ago

Rama: Lamtumirë At i Shenjtë, mik i madh e i paharrueshëm i Shqipërisë

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama shprehu sot ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Atit…

3 hours ago

Rama ironizon premtimet e Berishës për çmimin e energjisë: Rrëshqitja vazhdon

 Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, ironizoi sërish sot përmes bufit të kënetës…

3 hours ago

Berisha: SPAK përdoret për të goditur opozitën. Mbyllja e aferës McGonigal nga Dumani, krim ndërkombëtar

Kreu demokrat Sali Berisha, gjatë një deklarate për media para pas daljes nga SPAK në…

3 hours ago

Berisha: SPAK përdoret për të goditur opozitën. Mbyllja e aferës McGonigal nga Dumani, krim ndërkombëtar

Kreu demokrat Sali Berisha, gjatë një deklarate për media para pas daljes nga SPAK në…

4 hours ago