Muzeu Historik mahnit turistët, histori, kulturë dhe traditë brenda shtëpisë së Oso Kukës

Muzeu Historik, i vendosur në banesën e patriotit Oso Kuka, është një prej destinacioneve kryesore të turistëve vendas dhe të huaj, që duan të njihen me historinë, traditën dhe kulturën e një qyteti të lashtë si Shkodra. Ato shprehen se i pëlqen të njihen me historinë e Shkodrës dhe ky muze i fut ato në brendësinë dhe historinë që mbart qyteti i Shkodrës.

Jemi nga Belgjika, Do të qendrojmë 10 ditë në Shqipëri, por dy ditë në Shkodër. Ky muze, është me të vertetë shumë i këndshëm, të shohësh trashëgimi kulturore, sepse është hera e parë që jemi këtu. Dhomat sipër janë të ruajtura shumë mirë dhe krijon idenë se si ishin. Është vërtetë këndshëm.

Jemi nga Franca, kemi ardhur mbrëmë, po nisim të vizitojmë. është këndshëm të vizitosh një vend të tillë, sepse është interesante të dish për historinë këtu, historinë e artit, kostumet tipike.

Jam nga Italia. Vërtet më pëlqen. Është shumë bukur. Më pëlqen kjo pikture! Duke qënë se jam nga Italia,  jam i lidhur me këtë lloj arti. Do të vizitojmë muzeun “Marubi”, do të shkojmë në kalanë “Rozafa”.

Jemi nga Hollanda, sapo arritëm këtu sot. Na pëlqen qyteti, është interesante të mësosh për rrethina të caktuara dhe se si ka ndryshuar ariktektuara përgjatë shekujve. Mendoj se Shqipëria në përgjithësi, por Shkodra në veçanti është e pasur me histori. Ka plot gjëra për të eksploruar. Më pëlqen piktura e madhe, ju sillni një histori të këndshme në të”, – shprehen vizitorët.

Në këtë shtëpi-muze gjenden shumë objekte, të cilat vijnë pothuaj nga të gjithë zonat gjeoetnografike të qytetit të Shkodrës, si: Dukagjini, Malësia e Madhe, Zadrima, e Kraja. Në Muzeun Historik të Shkodrës ndodhet gjithashtu dhe një galeri prej mbi 100 veprash arti, ku shfaqen disa prej piktorëve më të njohur shkodranë, si: Kol Idromeno, Simon Rrota, Kel Kodheli etj.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.