Muzeu Historik për Migjenin – Veprimtaria u organizua në bashkëpunim me shkollën “Ali Laçej”

Tetori i librit dhe letërsisë ka qenë një muaj aktivitetesh dhe veprimtarish të vazhdueshme në Shkodër. Njëri prej tyre u zhvillua së fundmi në Muzeun Historik të Shkodrës në bashkëpunim me Shkollën 9-vjeçare “Ali Laçej”.
Në qendër të aktivitetit ishte figura dhe krijimtaria e Migjenit, poetit të mjerimit.
Aktivitetet me fokus historinë kanë rritur pjesëmarrjen e të rinjve dhe frekuentimin e Muzeut Historik, tregon Parmeza.
Deri në fundin e vitit ka një kalendar të ngjeshur sa i përket veprimtarive të Muzeut Historik të Shkodrës.