Categories: Lajme

Muzeu Historik rihap ekspozitën “Shqipëria dhe shqiptarët në tablotë e autorëve …

Muzeu Historik rihap ekspozitën “Shqipëria dhe shqiptarët në tablotë e autorëve evropianë të shekullit XIX”

Muzeu Historik Kombëtar rihapi për gjithë vizitorët vendas dhe të huaj ekspozitën “Shqipëria dhe shqiptarët në tablotë e autorëve evropianë të shekullit XIX”.

Ekspozita, e konceptuar dhe përgatitur nga Muzeu Historik Kombëtar, përmban 45 riprodhime të tablove, ku shqiptarët hynë gjerësisht në tablotë e piktorëve të huaj veçanërisht në vitet e para të shekullit XIX.

Pas revolucionit francez e sidomos pas fitores së revolucionit grek, një sërë artistësh, shkrimtarësh, historianësh dhe arkeologësh, por në veçanti piktorët francezë, anglezë, italianë, gjermanë dhe zviceranë trajtuan temën shqiptare.

Shqiptarët u shfaqën në tablotë e tyre me profile e karaktere të ndryshme: herë në pozicione luftarake e herë në pamje të qeta meditimi, apo portrete të lira, ku secili nga piktorët ka shprehur origjinalitetin dhe stilin e tij.

Në gjithë imazhet e punuara nga piktorët e shekullit XIX, ajo që bie në sy është një lloj vitaliteti i karaktereve dhe kostumeve tradicionale shqiptare. Këto karaktere nuk janë krijuar thjesht nga imagjinata, por nga një pikëtakim i drejtpërdrejtë i tyre me këta personazhe.

Këto tablo janë një pjesë e asaj krijimtarie të madhe të piktorëve evropianë të shekullit XIX, të cilët, krahas ekzotizmit përmes figurave, kompozimeve dhe ngjyrave dhanë edhe dramacitetin, tragjizmin apo atë lirizëm të pakët që mund të ekzistonte në atmosferën e rëndë të një pushtimi perandorak. Përveç kësaj, këta piktorë mundësuan që gjeneratat e sotme të kenë mundësinë të shikojnë si figura reale tipin shqiptar gjatë atij shekulli dhe dramën që ngjizte ai në vetvete.

Ne nuk do të mund t’i imagjinonim ashtu siç duhej figurat e suljotëve pa parë pikturat e Louis Dupré, ne nuk do të mund të imagjinonim imazhin e shqiptarit pa parë pikturat e J. L. Gérôme, mishërimin e luftës së Marko Boçarit pa parë tablotë e Delacroix, fytyrën e së resë shqiptare pa parë tablonë e Corot, e cila u kthye në një tablo emblematike.

Përmes tablove të piktorëve evropianë të shekullit XIX, në imagjinatën tonë rikrijohet jeta e shqiptarëve në trojet e tyre dhe përtej kufijve, në rrugëtimet e gjata të historisë. Një plejadë e tërë artistësh të mëdhenj na ofrojnë sot imazhin e shqiptarit të shekullit XIX, figurën e tij herë heroike, herë tragjike dhe herë lirike.

Ekspozita qëndron e hapur në sallën e hollit kryesor të Muzeut Historik Kombëtar.

Burimi

RTSH Shkodra

Recent Posts

Deri në 500 bashki në Ballkanin Perëndimor do të përfitojnë Wi-Fi publik falas

 Deri në 500 bashki nga i gjithë Ballkani Perëndimor do të përfitojnë Wi-Fi publik falas.…

7 hours ago

Manastirliu: Kredi me interes zero për blerje banese për 90 mësues, afati për aplikim deri më 9 prill

Për të dytin vit radhazi mësuesit do të mbështeten me kredi me 0% interes për…

7 hours ago

Shuk Gurakuqi, ish ministri i Financave i dënuar nga regjimi komunist në burgun e Burrelit

 Muzeu Kombëtar i Përgjimeve “Shtëpia me gjethe” përkujtoi sot intelektualin, financierin, ish-ministrin e shtetit shqiptar,…

7 hours ago

Presidenti Pellegrini: Pa rajonin, BE s’është e plotë. Begaj: Sllovakia, avokate e fortë e jona në procesin integrues

Integrimi europian i Ballkanit Perëndimor dhe zgjerimi i Bashkimit Evropian ka qenë në fokus të…

7 hours ago

Mish qengji i pjekur në kos – Sekretet e recetës me shije fantastike

Përgatitja e Mishit të Pjekur të Qengjit në Kos 1 kg mish qengji 1 një…

8 hours ago

Andrea Berta, drejtori i ri sportiv i Arsenalit

Vendimi dihej prej disa ditësh, por në këto orë do të mbërrijë edhe njoftimi zyrtar:…

8 hours ago

This website uses cookies.