Muzeu i Dëshmisë dhe Kujtesës – Një sërë aktivitetesh gjatë vitit 2024 dhe rritje të numrit të vizitorëve

Muzeu i Dëshmisë dhe Kujtesës

Muzeu i Dëshmisë dhe Kujtesës ka mbyllur me sukses vitin 2024 në aspektin e realizimit të aktiviteteve, po ashtu edhe në rritjen e numrit të turistëve që vizituan këtë muze.

Aktivitetet janë zhvilluar kryesisht në bashkëpunim me institucionet e tjera kulturore, por edhe me shkollat e qytetit.

Specialisti i Muzeut “Vendi i Dëshmisë dhe i Kujtesës”, Xherardo Nikjari tregon se aktivitetet kanë qenë të shumta.

“Dua të veçoj ekspozitën “Librat të një kohe tjetër”, si edhe prezantimi i dokumentarit “Gratë në diktaturë”, tha ai.

Sa i takon turizmit, ky muze tërhoqi interesin e turistëve vendas dhe të huaj, të cilët u njohën me të kaluarën komuniste të vendit tonë.

“Përveç numrit që theksoj që ka shënuar një rritje krahasuar me vitet e tjera, kemi pasur turistë nga vende që nuk i kemi pasur më parë sikurse nga Amerika, nga Azia apo dhe trevat e ndryshme të Europës, tha Nikjari.

Rritja e interesit për muzetë e qytetit është vënë re edhe në shifrat e publikuara nga DRTK Shkodër, ku një ndër më të vizituarit është ai i Dëshmisë dhe Kujtesës.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.