Muzeu i Dëshmisë dhe Kujtesës, polakët dhe malazezët zënë numrin më të lartë të atyre që vizitojnë muzeun
Muzeu i “Dëshmisë dhe Kujtesës” edhe këtë sezon turistik po tërheq vizitorë të shumtë nga e gjithë bota.
Risi për këtë vit janë turistët polakë dhe nga Mali Zi, i të cilët, të organizuar në grupe, po vizitojnë këtë muze.
I veçantë në këtë muze është edhe libri i përshtypjeve, ku turistët shënojnë shënime rreth përjetimit që i ka lënë ky vend me histori të dhimbshme.
Për të dëshmuar kalvarin e vuajtjeve dhe dhimbjeve, godina është kthyer në një muze, ku vizitorët mund të njihen me fotografitë dhe emrat e të dënuarve nga sistemi komunist në Shkodër, të pushkatuarve apo internuarve.