Muzeu i “Dëshmisë dhe Kujtesës”, turistët: Një vizitë me përjetime shumë të forta
“Muzeu i Kujtesës” në qytetin e Shkodrës, i ndërtuar në ambientet e ish-Degës së Punëve të Brendshme vazhdon të frekuentohet edhe gjatë këtyre ditëve , kur po i afrohemi verës, nga grupe turistësh dhe nxënës shkollash të ndryshme.
Ky muze turistëve i lë ndjesinë e dhimbjes, teksat vizitojnë ambientet e tij.
” -Një muze shumë i veçantë që na lë një ndjenjë keqardhje për të shkuarën e vendit dhe historisë që mbart në vetvete. Njësia e dhimbjes na shoqëron teksa vizitojmë këto qeli. Për mua, e gjithë kjo vuajtje njerëzore është e tepërt, më vjen shumë keq.
-Vijmë nga Kebeku i Kanadasë. Po vizitojmë këto ditë Shkodrën dhe një nga ndalesat është edhe ky muze. Një muze me një të shkuar të errët që na bën të njohim më tepër historinë e qytetit. “E vlerësoj si një vizitë me përjetime shumë të forta”, – shprehen vizitorët.
Çdo vit e më tepër ky muze po tërheq vëmendjen e vizitorëve nga e gjithë bota, të cilët kanë pritshmëri të mëdha për t’u njohur me historinë e Shqipërisë.