Muzeu i Forcave të Armatosura – Një sipërfaqe prej 10 ha, ku janë të ekspozuar 1100 objekte
Muzeu i forcave të armatosura, një sipërfaqe prej 10 ha, ku janë të ekspozuar 1100 objekte.
Jo shumë larg qendrës së Tiranës, në Bërzhid ndodhe Muzeu i Forcave të Armatosura.
Dikur repart ushtarak, sot një muze i cili shtrihet në një sipërfaqe prej 10 hektarësh, ku janë të ekspozuar rreth 1100 objekte.
Muzeu është i konceptuar në disa pavjone, në pjesën e jashtme janë objekte të rënda luftarake të periudhës komuniste, të cilat prej vitesh janë jashtë funksionit.
Ky është një projekt i një natyre të veçantë dhe sfidat kanë qenë të shumta për arkitektin dhe kuratorin Gjergji Islami.
“Ky është një projekt i një natyre të veçantë pasi nuk është thjesht një muze, por një hapësirë publike e mirëfilltë me dimesione realtivisht të mëdha që shtohet qytetit”, tha Islami.
Tashmë relikë në muzeun e Bërzhitës është edhe avioni më modern që ka pasur ndonjëherë shteti shqiptar i asaj periudhe Mig 21, i prodhuar në Kinë, një investim i kushtueshëm i diktaturës, por që nuk sulmoi asnjëherë armikun.
“Avioni Mig i pajisur me tre topa të kalibrit 20 cm si edhe me raketa të teknologjisë së fundit për atë kohë”, tha Karafil Celibashi, Shef i sektorit të komunikimit dhe edukimit.
Rreth 90% të objekteve në muze i përkasin periudhës se diktaturës, një pavijon i veçantë është dhe ai i pistoletave ku vlen të veçohet dhe pistoleta e cila u bë shkak për nisjen e luftës së parë botërore.
“Pistoleta ka vrarë 20 milionë njerëz, pra u bë shkak për vrasjen e 20 milion njerëzve”, u shpreh Edmond Çollaku, shef i sektorit të menaxhimit të koleksioneve.
Ndërtimi i muzeut nisi në vitin 2019 dhe ka përfunduar disa jave me pare. Ky pozicion e bën atë të kapshëm nga çdo vizitor që ka interes të njihet me historinë e armatimeve shqiptare ndër shekuj.