Categories: AktualitetLajme

Muzeu i Forcave të Armatosura – Një sipërfaqe prej 10 ha, ku janë të ekspozuar 1100 objekte

Muzeu i forcave të armatosura, një sipërfaqe prej 10 ha, ku janë të ekspozuar 1100 objekte.

Jo shumë larg qendrës së Tiranës, në Bërzhid ndodhe Muzeu i Forcave të Armatosura.

Dikur repart ushtarak, sot një muze i cili shtrihet në një sipërfaqe prej 10 hektarësh, ku janë të ekspozuar rreth 1100 objekte.

Muzeu është i konceptuar në disa pavjone, në pjesën e jashtme janë objekte të rënda luftarake të periudhës komuniste, të cilat prej vitesh janë jashtë funksionit.

Ky është një projekt i një natyre të veçantë dhe sfidat kanë qenë të shumta për arkitektin dhe kuratorin Gjergji Islami.

Ky është një projekt i një natyre të veçantë pasi nuk është thjesht një muze, por një hapësirë publike e mirëfilltë me dimesione realtivisht të mëdha që  shtohet qytetit”, tha Islami.

Tashmë relikë në muzeun e Bërzhitës është edhe avioni më modern që ka pasur ndonjëherë shteti shqiptar i asaj periudhe Mig 21, i prodhuar në Kinë, një investim i kushtueshëm i diktaturës, por që nuk sulmoi asnjëherë armikun.

Avioni Mig i pajisur me tre topa të kalibrit 20 cm si edhe me raketa të teknologjisë së fundit për atë kohë”, tha Karafil Celibashi, Shef i sektorit të komunikimit dhe edukimit.

Rreth 90% të objekteve në muze i përkasin periudhës se diktaturës, një pavijon i veçantë është dhe ai i pistoletave ku vlen të veçohet dhe pistoleta e cila u bë shkak për nisjen e luftës së parë botërore.

Pistoleta ka vrarë 20 milionë njerëz, pra u bë shkak për vrasjen e 20 milion njerëzve”, u shpreh Edmond Çollaku, shef i sektorit të menaxhimit të koleksioneve.

Ndërtimi i muzeut nisi në vitin 2019 dhe ka përfunduar disa jave me pare. Ky  pozicion e bën atë të kapshëm nga çdo vizitor që ka interes të njihet me historinë e armatimeve shqiptare ndër shekuj.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Mot i ashpër në zonat malore – Rrëshqitja e dherave bllokon rrugën Theth- Ndërlysaj

 I gjithë territori I Qarkut Shkodër, vijon të jetë i përfshirë nga reshjet e shiut…

15 minutes ago

Varrezat e Dëshmorëve rikthehen në landfild, vijon hedhja e inerteve dhe mbeturinave

Varrezat e Dëshmorëve në Shkodër prej vitesh vuajnë papërgjegjshmërinë e qytetarëve dhe subjekteve të ndryshëm,…

19 minutes ago

Shqipëria dhe Brazili rrisin bashkëpunimin në luftën kundër trafikut të drogës

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, priti sot në takim…

22 minutes ago

Argjinatura e Gurit të Zi – Haxhija: Po mbron dhjetëra hektarë tokë

Argjinatura e ndërtuar vitin e shkuar në fshatin Juban të Njësisë Gur i Zi ka…

29 minutes ago

Shkodër/  Gjenden granada, pjesë armësh e municioni luftarak – Arrestohet një shtetase , shpallet në kërkim bashkëshorti

Burimet zyrtare të policisë së Shkodrës bëjnë të ditur se,   gjatë një operacioni policor të…

39 minutes ago

Rezervat e gjakut të pamjaftueshme – Familjarët, dhuruesit kryesor, i rëndësishëm shtimi i dhurimit vullnetar

Nevoja për gjak në Spitalin Rajonal të Shkodrës vijon të jetë e vazhdueshme, ndërsa aktualisht…

50 minutes ago

This website uses cookies.