Shkodra do të përfitojë nga dy projekte ambicioze që do të ndryshojnë panoramën kulturore dhe infrastrukturën e qytetit. Njëri projekt ka të bëjë me rindërtimin e hapësirës përreth Xhamisë së Shkodrës, ndërsa tjetri është krijimi i Muzeut të Kujtesës, që do të ekspozojë krimet e diktaturës komuniste dhe historinë e fesë në Shqipëri.
Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në aktivitet, nënvizoi se këto projekte do të bëhen pika kyçe referimi, duke pasuruar Shkodrën si një destinacion të rëndësishëm kulturor dhe historik.
Rama e quajti transformimin e Shkodrës një mundësi për të krijuar hapësira që ndërthurin të shkuarën dhe të tashmen, duke shtuar vlera dhe duke promovuar turizmin. Ai siguroi se qeveria, në bashkëpunim me Bashkinë e Shkodrës, do të mbajë barrën kryesore financiare për këto projekte.
“Janë dy projekte transformuese për Shkodrën, i pari në sensin e marrëdhënies me të shkuarën dhe të domosdoshmërisë për të pasur një ekspozim të hapur të të gjithë atyre plagëve të tmerrshme që diktatura komuniste hapi në Shkodër. I dyti për të krijuar një situatë të re në të gjithë perimetrin e zemrës së Shkodrës, duke e transformuar parkun e Xhamisë së Madhe në një hapësirë që ngre lartë godinën aq edhe i shërben komunitetit si një pikë takimi ku ndërthuren të gjitha moshat dhe ndërveprimet e një qyteti të tërë. Kam bindjen që këto dy projekte do kenë impakt të fortë në promovimin e Shkodrës ndërkombëtarisht dhe Muzeu i Kujtesës do të jetë një tjetër hallkë e zinxhirit të këtyre hapësirave që kenë kemi krijuar lidhur me të kaluarën e komunizmit dhe ekspozimin e tyre. Kjo do të thotë shumë të tepër turistë, më tepër të ardhura dhe një promovim më i madh për Shkodrën.
Ne jemi të vetëdijshëm për barrën financiare që kanë këto investime por me patjetër që do e financojmë së bashku me Bashkinë e Shkodër, por barrën kryesore do e mbaj qeveria sidomos për Muzeun e Kujtesës. Do të bashkëpunojmë me komunitetin mysliman dhe myftiun e Shkodrës dhe të gjithë ata që do të duan të behën pjesë e kësaj nisme për të siguruar edhe financimin e sheshit të madh të Xhamisë. Kjo fazë e transformimit filloi në Shkodër fatkeqësisht me 30 vite vonesë, por që nuk do të ndalet më. Kryeqytetit të Veriut t’i japim të gjithë rëndësinë, mbështetjen dhe fuqinë që ka nevojë në aspektin ekonomik dhe për të rritur sa më shumë trendin e turizmit të qëndrueshëm në Shkodër”, tha Rama.
Përveç dy projekteve kulturore, është në zhvillim edhe një projekt kombëtar për krijimin e infrastrukturës së re të parkimeve, që do të lehtësojë lëvizjen e automjeteve dhe do të shtojë atraksionin arkitektonik të qytetit.
“Jemi duke punuar me Fondin Shqiptar të Zhvillimit me një projekt të ri kombëtar për një infrastrukturë të re të parkimeve nën dhe mbitokësore që dëshirojmë të jetë një infrastrukturë që jo vetëm të lehtësojë barrën e makinave dhe vendqëndrimeve por edhe të krijojë një tjetër interes arkitektonik. Do të krijojmë objekte që të jenë një atraksion më vete”, tha Rama.
Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Ilirjan Celibashi, dhe kreu i Prokurorisë së Përgjithshme,…
Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha hapi sot takimin e radhës së Nënkomitetit “Drejtësia, Liria dhe…
Dy anije të klasit “Vedeta 2000” i shtohen flotës së shtetit shqiptar falë bujarisë së…
Egnatia e Vllaznia ecin me hap titulli në krye të renditjes, me vetëm dy pikë…
Vëzhguesit ndërkombëtar kanë bërë një pasqyrë, lidhur me procesin zgjedhor të një dite më parë…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat lidhur me numrin e shqiptarëve që jetojnë…
This website uses cookies.