Muzeu Kombëtar “Shtëpia me gjethe” përkujtoi të martën poeten Drita Çomo (19 mars 1958 – 19 shkurt 1981), krijimet e së cilës mbetën në sirtar, në periudhën kur ajo i shkroi. Për shkak të frikës nga regjimi komunist, ajo nuk mori guximin tʼi ndante ato me të tjerët. Poezitë e saj panë dritën e botimit në vitin 1997, kur doli libri “Dritë që vjen nga humnera”, një përmbledhje e poezive dhe shënimeve nga ditari i Çomos.
Drita Çomo lindi më 19 mars 1958. Si shumë të tjerë në atë periudhë, edhe ajo vuajti pasojat e regjimit të egër komunist. Ishte vetëm dy vjeçe kur u përcaktua që ajo të mbetej e vetme. Prindërit e saj u dënuan. E ëma, Liri Belishova, një nga udhëheqëset e rinisë gjatë Luftës Antifashiste dhe për një kohë anëtare e Byrosë Politike, njëkohësisht një nga gratë më të njohura të vendit, u përball me internimin për rreth njëzet vite. Ndërkaq, i ati Maqo Çomo, udhëheqës partizan dhe më vonë Ministër i Bujqësisë, u dënua si “revizionist” dhe u persekutua në burgje e internime për 30 vjet.
Drita Çomo u internua në Kuç të Vlorës ku kaloi një pjesë të fëmijërisë dhe më pas në Progonat të Kurveleshit. Më vonë, ajo u dërgua në Cërrik ku kreu edhe shkollën e mesme.
Ishte një nxënëse e shkëlqyer, megjithëse mësuesit nuk e vlerësuan kurrë maksimalisht. Ajo madje nuk arriti as të mbronte diplomën. Kjo për arsye politike, por edhe për shkak të sëmundjes së saj të pashërueshme që avanconte dita-ditës. Drita Çomo u largua nga jeta fare e re, në moshën 23-vjeçare. Më 19 shkurt 1981, sëmundja e mposhti përfundimisht. Ajo vdiq në spitalin onkologjik në Tiranë, ashtu sikurse edhe jetoi: e vetme, pa dikë afër në grahmat e fundit. Regjimi nuk ia lejoi të kishte pranë as njeriun më të dashur, nënën e saj.
Aktualisht Shqipëria është në rrugën e saj për t’u bërë një destinacion në trend, shkruan…
Që nga viti 1967, 2 prilli kremtohet si Dita Ndërkombëtare e Librit për Fëmijë, duke…
Sot është Dita Botërore e Ndërgjegjësimit për Autizmin. Që kur Asambleja e Përgjithshme e Kombeve…
DashiEnergjia që qarkullon ju ka ndikuar thellë në vetëdije duke ju ndryshuar kahun e mendimeve.…
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e martë vendi ynë do të vijojë…
Val Kilmer, aktori i njohur për rolet e tij ikonikë në filma si “Top Gun”,…
This website uses cookies.