Categories: KulturëFLASH

Muzeu “Marubi”, aktivitete për Ditët Europiane të Trashëgimisë

Në vende të ndryshme janë duke u kremtuar Ditët Europiane të Trashëgimisë. Datat dhe aktivitetet variojnë nga shteti në shtet. Aktivitet përgjatë kësaj jave janë duke u zhvilluar në Francë, Poloni, Lituani por edhe në vendin tonë.

Ka qenë Muzeu “Marubi” që i ka kushtuar vëmendje Ditëve Europiane të Trashëgimisë. Për vitin 2023, tematika është “Trashëgimia e Gjallë” që i referohet praktikave, dijeve dhe mjeshtërive që janë tejçuar ndër breza e që promovojnë në ditët e sotme, diversitetin kulturor dhe kreativitetin.

Muzeu “Marubi”, këtë vit ka ndërtuar një program i cili i kushtohet ekspozitës së përkohshme të vëllezërve Janaki e Milton Manaki, fotografë e kineastë, ndër më të rëndësishmit e Ballkanit të fillim shekullit XX, përmes punëtorive dhe kontributeve të studiuesve të fushave të ndryshme të cilët hedhin dritë mbi historinë e krijimtarinë e Manakëve apo trajtojnë rituale që i gjejmë të pasqyruara në imazhet e tyre.

Duke nisur nga punëtoritë, pjesë e programit të edukimit mbi ekspozitën e duke vijuar me bisedat me Igor Stardelov, studiues e drejtues i arkivit të filmit në Kinotekën e Maqedonisë së Veriut dhe Mikaela Minga muzikologe e cila do të prezantojë me një hulumtim të sajin mbi muzikën arumuno-vllehe, ditët e trashëgimisë përmbyllen të shtunën në darkë, me shfaqjen e dokumentarit të regjisores Eliza Zdru, i cili zë fill nga një fotografi e ruajtur në albumin e famijes që e nxit të rrugëtojë nëpër Ballkan, në kërkim të gjurmëve të Janaki dhe Milton Manaki.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Abissnet Superiore në RTSH/ Java e fundit e fazës së tretë luhet të shtunën dhe të dielën

Java e fundit e fazës së tretë të kampionatit “Abissnet Superiore” do të zhvillohet të…

3 hours ago

Miratohet vendimi, shtyhet deri më 31 maj vlefshmëria e kartave të identitetit dhe e pasaportave të skaduara

Me 76 vota Kuvendi miratoi të enjten dy aktet normative të Këshillit të Ministrave për…

3 hours ago

Gjergj Kastrioti “rikthehet në shtëpi”, vendoset në Lezhë shtatorja e heroit kombëtar

Figurës së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbe, i është shtuar edhe një tjetër statujë…

3 hours ago

Gjendet i vrarë me armë zjarri një 20-vjeçar në Guci të Re

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë orëve të para të pasdites së sotme. Një…

3 hours ago

Drejt përfundimit dy rrugë në rrethina – Ishin lënë në harresë prej dekadash, plotësohet kërkesa e komunitetit

Punimet në rrugët "Todi Germeni" dhe "Udhëtari" në Njësinë Administrative Rrethina janë drejt përmbylljes, duke…

5 hours ago

Bashkia: Busti i Lekë Dukagjinit do vendoset  – Pritet miratimi nga Këshilli Bashkiak i rregullores mbi vendosjen e busteve dhe monumenteve

Busti i Lekë Dukagjinit, do të vendoset në një nga sheshet e qytetit të Shkodrës.…

5 hours ago

This website uses cookies.