Muzeu me revistë shkencore periodike, botohet numri i dytë me 9 artikuj të ndryshëm

Botohet numri i dytë i revistës shkencore periodike të Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar.
Në këtë botim vijnë një sërë artikujsh si ai mbi ikonat e Onufër Qipriotit në Muzeun Historik Kombëtar, shrehjet e larmishme muzikore në dëshmitë ikonografike të Shqipërisë, Shën Maria në kulturën tradicionale shqiptare, etj.
Në këtë botim që vjen në bashkëpunim me studiues, akademikë e specialist të trashëgimisë kulturore, do të gjeni edhe artikuj mbi instrumentat muzikorë në pikturat bizantine në Shqipëri.
Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar në Korçë ka një fond të pasur, prej gati 8 mijë objektesh të ndryshme ku më të vecantat janë ikonat.
Një koleksion ky më i madhi në numër në Shqipëri e më gjerë, me 6500 ikona