Muzikanti i skenave ndërkombëtare Red Radoja: Polifonia Toske dhe Gege është krenari për shqiptarët
Muzikanti i skenave ndërkombëtare dhe pianisti i njohur Red Radoja në një komunikim te drejtpërdrejtë me skype në studion e emisionit “Jetë Shqiptare” në RTSH tha se është krenari të kemi polifoninë Toske dhe Gege gjithashtu dhe Eposin e Kreshnikëve duke theksuar se dhe pjesët e tjera të folklorit janë interesante por kaq të pastra sa ato.
“Për folklorin tonë shqiptar mbase do të jem pak më i kufizuar dhe mbase kjo nuk do ti pëlqejë të gjithë por unë mendoj që në folklorin tonë mund të krenohemi së pari me polifoninë e jugut që ndahet në stilin toskë dhe stilin lab dhe në veri kemi këngët që këndohen me gisht vesh dhe “Eposin e Kreshnikeve”. Pjesa tjetër vërtet është interesante mund të jetë argëtuese por nuk e ka për mendimin tim atë pastërtinë për sa i përket influencave”, tha pianisti i njohur Red Radoja.