Muzikë dhe karnevale në “Migjeni”, në hollin e teatrit u zhvillua programi artistik i konceptuar nga muzikanti Qamil Gjyrezi
“Muzika argëton, kuron, bashkon dhe karnevale në pranverë” ishte programi artistik që u zhvillua në hollin e teatrit “Migjeni” nga muzikanti Qamil Gjyrezi. Në të performuan po ashtu edhe këngëtarë dhe instrumentistë të tjerë shkodranë.
Një moment i veçantë i programit ishte shfaqja me maskat e karnevaleve nga nxënës të shkollës “Ismail Qemali” Shkodër dhe “Jan Kukuzeli” Durrës. Ky aktivitet nuk kishte vetëm qëllim argëtues , por edhe informues rreth terapisë së muzikës dhe asaj të maskave.
Muzikanti Gjyrezi herë pas here ka dëshmuar pasionin dhe kontributin e tij në fushën e muzikës.