Muzikë klasike në muzeun historik/“Rrok Academy Classic & Junior” në natën e dytë të koncerteve “Shkodra Sounds”

Një tjetër mbrëmje e bukur ishte ajo e koncertit të dytë të “Shkodra Sounds” në Muzeun Historik të Shkodrës. Nën drejtimin e Paçalin Pavacit dhe Brixhilda Martinit, “Rrok Academy” solli performancat muzikore të talenteve të reja të klasava Classic dhe Junior. Kuarteti i Harqeve, një grup i përbërë nga violinistë interpretuan një përzgjedhje të veçantë të veprave të kompozitorëve klasikë dhe romantikë.Klasa Junior solli për publikun kryeveprat e Vivaldit, Puccinit etj.Drejtuesit e dy grupeve të Rrok Academy flasin mbi rëndësinë dhe peshën e organizimeve të tilla.Shkodra Jazz Festival shënon sivjet edicionin e XV të tij. Koncerti i radhës do të jetë ai i datës 29 gusht në Muzeun Historik të Shkodrës.