Categories: BotaHistoriFLASH

“Muzikë, pastaj vetëm vdekje. Kështu shpëtova mes 260 kufomave”

Për Arik Nanin, festa e muzikës rave në shkretëtirë pak kilometra larg kufirit me Gazën, në ditën e fundit të festës hebreje të Sukkotit, duhej të ishte një mundësi për t’u argëtuar, shkëputur dhe festuar ditëlindjen e tij të njëzet e gjashtë, që bie këtë javë. “Pas asaj që ndodhi, mund të falënderoj Zotin që e arrij gjallë. Është si të lindësh për herë të dytë”, thotë Nani duke folur për italianen La Repubblica. I organizuar pranë Kibbutzit Re’im, festivali muzikor “psy-trance” premtoi mbi dymbëdhjetë orë muzikë me DJ nga e gjithë bota, nga Japonia në Francë, një prodhim ndërkombëtar (brazilianët e Universo Parallelo) në partneritet me grupin vendas Supernova. Në vend të kësaj, ai u bë skena e masakrës, me terroristët që erdhën nga Gaza duke vrarë qindra të rinj me automatikë, e duke marrë peng një numër të panjohur prej tyre në Gaza.

Festa nisi rreth mesnatës dhe duhej të zgjaste deri dje pasdite”, shpjegon Arik. “Rreth orës gjashtë të mëngjesit, ndërsa ishim në kulmin e festës, befas u gjendëm të rrethuar nga raketa, pamë dhjetëra raketa që fluturonin rreth nesh. Shpërtheu paniku”.

Ariku dhe shoku me të cilin shkoi në festë arrijnë deri tek makina e tyre. Ata përpiqen të largohen, por shpejt e gjejnë veten të bllokuar. “E lamë makinën dhe vazhduam në këmbë. Raketat vazhdonin, por në atë moment filluam të dëgjojmë të shtëna automatiku. Ishim dy-tre mijë veta që po iknim, ndërsa na gjuanin nga të gjitha drejtimet dhe ishim të rrethuar me raketa”.

Ariku dhe të tjerët përpiqen me dëshpërim të gjejnë strehë. “Mendova se do të vdisja, por papritmas pamë një hendek dhe u hodhëm në të. U fshehëm në një kaçubë ferrash, mund të shihnim plumbat që fluturonin mbi kokat tona. Ndërsa isha duke ikur, mora një celular në tokë dhe papritmas filloi të binte zilja, duke rrezikuar se do të zbulonte pozicionin tonë, por arrita ta fikja”.

Pas një ore në kanal, djemtë vendosin të lëvizin dhe të kërkojnë një vend më të sigurt.

“Ecëm rreth pesëmbëdhjetë kilometra derisa më në fund gjetëm një makinë që na çoi në një vend relativisht të sigurt – përveç raketave që vazhdonin.”

Arik shpjegon: “Ishte eksperienca më e keqe e jetës sime”. I riu, një profesionist marketingu, flet nga shtëpia e vëllait të tij në Tel Aviv. “Nuk dua të jem vetëm në një moment si ky,” shpjegon ai. “Po përpiqem gjithashtu të mos shikoj lajmet, të kaloj këtë moment të vështirë, por gjithçka që mund të mendoj janë të gjithë miqtë që janë zhdukur, që janë rrëmbyer, që kanë vdekur. Ishim thjesht një grup të rinjsh, pothuajse të gjithë ishim midis njëzet dhe tridhjetë vjeç, donim të argëtoheshim, nuk lënduam askënd”.

Prej ditës së djeshme telefoni i Arikut nuk ka reshtur së rëni. “Shumë njerëz më telefonojnë, duan lajme për të dashurit e tyre, por unë nuk di asgjë. Kaq shumë prej nesh kanë ikur në drejtime të ndryshme, sa nuk kam asnjë lajm për të dhënë”.

Kur trupat izraelite mbërritën në zonë, ata e gjetën veten duke luftuar me dhjetëra terroristë, në një betejë shumë të ashpër, ku fillimisht oficerët e policisë luftuan kundër terroristëve të Hamasit të pajisur më mirë. Vetëm rreth orës dy të mëngjesit të ditës së diel erdhën parashutistët dhe morën kontrollin, ndonëse gjatë ditës mendohej ende se kishte militantë të fshehur në shkurre në zonë.

Pas luftimeve, skena që u shfaq para policisë dhe personelit mjekësor ishte vërtet apokaliptike, me dhjetëra automjete të braktisura dhe të bëra shoshë nga plumbat, përfshirë furgonat e bardhë të përdorur nga terroristët, brenda të cilëve u gjetën kallashnikovë, granata, jelekë antiplumb dhe kopje të Kuranit, sipas gazetës izraelite Ynet, dhe më pas rreshta e rreshta trupash ende pa emër.

Në mbrëmje, Zaka, organizata që merret me trupat e atyre që bien në sulme terroriste, foli për 260 kufoma. “Jemi shpesh të njëjtët njerëz që shkojmë në këto festa, jemi më shumë se një komunitet, jemi si një familje”, përfundon Arik. “Ideja që kaq shumë nuk do kthehen, më thyen zemrën.”

RTSH Shkodra

Recent Posts

E akuzoi se ka dalë në Sky ECC, ish-drejtori i policisë së Shkodrës padit Gazment Bardhin për shpifje

Kreu i grupit të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi është paditur për shpifja nga ish-drejtori i…

13 hours ago

Mbyllet procesi i “Vetting-ut”, përfundon kontrolli i plotë i gjyqtarëve dhe prokurorëve

Sot ajo që njihet si shkalla e parë e kontrollit të gjyqtarëve dhe prokurorëve në…

13 hours ago

Gjykata kërkon arrestimin e Netanjahut, liderit të Hamasit për krime lufte

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu, ish-ministri i Mbrojtjes, Joav Galant dhe lideri i Hamasit, Mohamed…

14 hours ago

2 vite në krye të SPAK, Dumani rrëfen nesër në “3D” për përballjen me politikën dhe krimin e organizuar

Kreu i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani do të jetë mbrëmjen e së premtes…

14 hours ago

Ceremonia e diplomimit , 1320 studentë kurorëzuan me sukses studimet për vitin akademik 2023 – 2024

Veprimtaria e Ceremonisë së Diplomimit të Universitetit “Luigj Gurakuqi” vijoi traditën e organizimit edhe këtë…

14 hours ago

Ekspozitë kolektive e artistëve shkodranë – Emërtimi “Gjethet që harroi vjeshta”, frymëzim nga Frederik Rreshpja

Fundvjeshta solli prurje të reja artistike në Shkodër. 15 artistë të qytetit si: Adnan Kastrati,…

14 hours ago

This website uses cookies.