Myftinia Shkodër shpërndan pako ushqimore – Halluni: Bamirësi në kuadër të muajit të begatë të Ramazanit

Myftinia e Shkodrës ka shpërndarë ndihma për Shoqatën e Personave me Shikim të Kufizuar.
Përfaqësuesi i Myftinisë, Arben Halluni, tha se kjo bamirësi bëhet në kuadër të muajit të begatë të Ramazanit.
“ Në këtë kontekst dua të shpreh që Turqia, kur në vendet e tjera të botës ka probleme të ndryshme, mundohet që t’ia lehtësojë ato me aa sa ka mundësi, që të jetë pranë tyre.
Në kështu e ndjekim politikë tonë si republikë e Turqisë, për të qënë bashkëpuëntorë me hallet e njerëzve në nevojë.
Gjendemi sot këtu, në prag të Ramazanit, për të shpërndarë pako ushqimore, të cilat janë dhuratë nga populli turk me ndërmejtësim të kryesisë së çështjeve fetare të turqisë”, u shpreh përfaqësuesi i Ambasadës Turke, Bajram Bilgin.
Gjatë muajit të të Ramazanit të sivjetshëm, Myftinia Shkodër, përmes bashkëpunimeve të frytshme të saj, do të vazhdojë të ndihmojë familjet në nevojë, duke shpërndarë pako ushqimore.