Myftiu i Shkodrës, Muhamed Sytari,  inspekton punimet në xhaminë e Plumbit – Mesazh falenderues për kontribuesit e ndërtimit të kësaj xhamie

myftinia xhamia e plumbit

Myftiu i Shkodrës  , Imam Muhamed Sytari, i shoqëruar nga  përgjegjësi i ndërtimit, z. Ismet Kadioğlu, ka parë  nga afër punimet e fazës së fundit në xhaminë e Plumbit, në prag të dorëzimit të saj.

Gjatë inspektimit të punimeve, Myftiu Sytari  falënderoi qeverinë turke për kontributin  si dhe presidentit Rexhep Tajip Erdoğan për këtë dhuratë të çmuar për muslimanët shqiptarë dhe Myftininë Shkodër në veçanti.

Myftiu Sytari theksoi se, projekti madhor i xhamisë së Plumbit i tejkalon kufijtë e Shkodrës dhe të Shqipërisë.

Tashmë, kjo xhami  është pjesë e hartës të begatë së objekteve islame të trashëgimisë shekullore në rrafsh botëror edhe për vetë simbolikën që ka kjo xhami.

Xhamia e Plumbit u ndërtua në vitit 1773 nga Mehmet Pashë Bushati .

Falë bashkëpunimit të qeverisë shqiptare dhe qeverisë turke, punimet për restaurimin e plotë dhe transformimin e vakëfit të xhamisë së Plumbit nisën në muajin shtator të vitit 2022 dhe tashmë pritet që të zhvillohet ceremonia e përurimit  të xhamisë së Plumbit.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.