Myftiu i Shkodrës , Imam Muhamed Sytari, i shoqëruar nga përgjegjësi i ndërtimit, z. Ismet Kadioğlu, ka parë nga afër punimet e fazës së fundit në xhaminë e Plumbit, në prag të dorëzimit të saj.
Gjatë inspektimit të punimeve, Myftiu Sytari falënderoi qeverinë turke për kontributin si dhe presidentit Rexhep Tajip Erdoğan për këtë dhuratë të çmuar për muslimanët shqiptarë dhe Myftininë Shkodër në veçanti.
Myftiu Sytari theksoi se, projekti madhor i xhamisë së Plumbit i tejkalon kufijtë e Shkodrës dhe të Shqipërisë.
Tashmë, kjo xhami është pjesë e hartës të begatë së objekteve islame të trashëgimisë shekullore në rrafsh botëror edhe për vetë simbolikën që ka kjo xhami.
Xhamia e Plumbit u ndërtua në vitit 1773 nga Mehmet Pashë Bushati .
Falë bashkëpunimit të qeverisë shqiptare dhe qeverisë turke, punimet për restaurimin e plotë dhe transformimin e vakëfit të xhamisë së Plumbit nisën në muajin shtator të vitit 2022 dhe tashmë pritet që të zhvillohet ceremonia e përurimit të xhamisë së Plumbit.
Trajneri i Borussia Dortmundit, Niko Kovac ka folur për të analizuar ndeshjen e nesërme ndaj…
Trajneri i Aston Villas, Unai Emery foli në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes…
Europa League rikthehet nesër mbrëma në rrjetin e Radio Televizonit Shqiptar me takimin mes Olimpikut…
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka dhuruar sete pajisjesh kompjuterike për të forcuar kapacitetet e…
Presidenti Bajram Begaj priti sot Kryetarin e Komitetit Ushtarak të NATO-s, Admiral Giuseppe Cavo Dragone.…
Sezoni 2024 -2025 në Abisnet Superiore ka rezultuar sa i rivalizuar aq edhe spektakolar. Garë…
This website uses cookies.