Myftiu i Shkodrës uron besimtarët/“Le të ndjekim rrugën që Zoti dëshiron, larg veseve e shthurjes”

Myftiu i Shkodrës Imam Muhamed Sytari në vigjilje të festës, ka uruar Kurban Bajramin të gjithë besimtarëve muslimanë. Sytari ka apeluar drejt besimtarëve që të qëndrojnë larg veseve dhe jetesës së shthurur e ti përkushtohen rrugës që Zoti dëshiron të ndjekim.