Myftiu Sytari pret dijetarin islam – Keftaro: I lumtur kur shoh në Shkodër xhamitë dhe kishat ngjitur me njëra-tjetrën
Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, priti në një takim zyrtar mendimtarin Islam nga Damasku , Dr. Salahudin Keftaro.
Gjatë fjalës së tij, myftiu Sytari shprehu kënaqësinë për këtë vizitë të ngrohtë të dijetarit Salahudin Keftaro në qytetin e Shkodrës.
Ndërsa mendimtari i shquar Islam, Salahudin Keftaro, u shpreh i lumtur teksa shikon se në qytetin e Shkodrës, xhamitë dhe kishat janë ngjitur njëra-tjetrës dhe kjo gjë është një nga bazat e fesë sonë.
Për të pasur dashuri jo vetëm brenda llojit, por gjithë njerëzit pa përjashtim.
Me rastin e kësaj vizite, Myftiu shprehu falenderimet dhe mirënjohjen e tij për kontributin e pashembullt që ka dhënë Fondacioni “Shejkh Ahmed Keftaro” në Damask të Sirisë, si qendra më e madhe islame në Lindjen e Mesme, ku kanë marrë edukim elitar me mijëra thirrës islamë nga mbarë bota.