Myler drejt legjendës, Bajern rekordesh në Champions

myler

myler

Për Bajernin e Mynihut dhe Tomas Mylerin secila ndeshje në Ligën e Kampioneve është një shans i mirë për të vendosur rekorde të rinj. Mbrëmja në “Parken Stadium” nuk ishte nga ato të lehtat, por në fund rezultati u dha të drejtë bavarezëve.

Transferta e Kopenhagenit ishte e duhura në aspektin personal për Tomas Mylerin, i cili festoi asistin e dhënë në fushë me fitoren numër 101 në Ligën e Kampioneve. Me këtë triumf “Mr.Bayern” ngjitet në vendin e dytë mes lojtarëve më fitues në këtë kompeticion. Ndryshe nga Iker Kasijas, Tomas Myler është ende aktiv dhe nëse bavarezët zhvillojnë një edicion të sukseshëm në Ligën e Kampioneve mund të afrohet me vendin e parë, pozicion ky që i takon Kristiano Ronaldo me 115 fitore.

Duelin në Kopenhagen tregoi edhe një herë se Bajerni ndihet komod në fazën e grupeve të Champions-it. Me fitoren e djeshme 6 herë kampionët e Europës kanë dërguar në 15 numrin e fitoreve radhazi në këtë fazë duke përmirësuar rekordin e vendosur nga ata vetë dy javë më parë. Ndërsa po në fazën e grupeve Bajerni ka vendosur një rekord të ri duke përmirësuar atë të Barcelonës. Bajerni ka dërguar në 18 (16 fitore, 2 barazime) numri e takimeve larg “Allianz Arena”-s pa humbje. Më parë ky rekord i përkiste Barcelonës, e cila nuk pësoi asnjë humbje në 17 transferta radhazi të luajtura nga nëntori i 2006 deri në tetor të 2012.   

Në këtë fazë Bajerni nuk pëson humbje prej 36 takimesh radhazi duke fituar 33 dhe barazuar 3.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.