Kritikët e qeverisë iraniane kanë paralajmëruar për rrezikun e një vale ekzekutimesh ndërsa protestonin kundër regjimit iranian jashtë ambienteve të Konferencës së Sigurisë në Mynih, e cila nisi të premten.
Rreth 250 mbështetës të Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI) u mblodhën duke u bërë thirrje Kombeve të Bashkuara dhe pjesëmarrësve në Konferencën e Sigurisë në Mynih që të ndërmerrnin veprime më të qëndrueshme kundër udhëheqjes shtetërore në Teheran.
Protestuesit dënuan sjelljen brutale të qeverisë iraniane duke thënë se të paktën 83 persona ishin ekzekutuar vetëm në muajin janar.
Që nga shpërthimi i luftës së Izraelit në Rripin e Gazës, sipas aktivistëve, ka pasur rreth 400 ekzekutime në Iran.
“Komuniteti ndërkombëtar duhet të marrë urgjentisht masa efektive për të ndaluar valën e vazhdueshme të ekzekutimeve në Iran”, tha një pjesëmarrës në demonstratë.
Protestuesit kërkuan që Bashkimi Evropian të futi Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) në listën e terrorizmit të BE-së, të riaktivizojë sanksionet e OKB-së kundër projektit bërthamor iranian dhe të klasifikojë qeverinë iraniane si një kërcënim për paqen botërore.
Ata gjithashtu u bënë thirrje liderëve botërorë që të njihnin luftën e aktivistëve dhe demonstruesve kundër regjimit brenda Iranit.
Tym i zi u ngrit të mërkurën nga oxhaku i Kapelës Sistine në Vatikan, duke…
Inter-PSG do të jetë finalja e Champions League 2024/2025. Pas fitores së ngushtë në Londër,…
Fushata elektorale dhe përgatitjet për zgjedhjet janë mbikëqyrur në çdo fazë nga ndërkombëtarët. Në një…
Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance u ka kujtuar të gjithë atyre që do të udhëtojnë drejt…
Takimi i radhës i kandidatit të PD-së, Ted Kopliku, ishte me pedagogë të universitetit "Luigj…
Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” dhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Japoni nënshkruan një marrëveshje…
This website uses cookies.