MZSH Shkodër i shtohet një mjet i ri, Ponari: Dhuratë nga Belgjika, ndihmë për përballimin e situatave

Me automjetin e ri të dhuruar shkon në 9 numri i mjeteve që administron Reparti Zjarrëfikës në Shkodër, duke lehtësuar përballimin e situatave të zjarreve.
Ponari tregon se vetëm gjatë ditës së djeshme janë fikur 12 raste zjarri në zona të ndrysghme
Aktualisht, Reparti Zjarrëfikës në Shkodër po u vjen në ndihnmë edhe Malësisë së Madhe dhe Lezhës në shuarjen e flakëve në zonën e Shëngjinit. Ndërkohë që, automjeti i ri, i ardhur , do të jetë në njësinë e parë , për shkak të gjendjes optimale që ai ka.