Categories: LajmeLajme nga Vendi

Na ishte dikur estrada e Duhan-Cigares/

Aktori i njohur i humorit Muhamet Çekini i rikthehet kujtimeve

Kjo është ish-fabrika e duhan cigares,  në qytetin e Shkodrës, e cila dikur prodhonte cigare për tregun e brendshëm dhe për eksport bashkë më atë të Durrësit. Duhani që prodhohej në zonën e nënshkodrës dhe mbishkodrës, grumbullohej dhe magazinohej në këto ndërtesa të mëdha që tashmë kanë mbetur pjesë e së kaluarës.Në vitin 1956  kur u ndërtua fabrika,  do të krijohej edhe estrada e fabrikës ku pjesë e saj do të bëhej në moshën 24 vjecare aktori i njohur i humorit Muhamet Cekini. Sot 75 vjec ai e kujton me nostalgji kohen kur punonte në këtë fabrikë dhe përvojën si mekanik për riparimin e makinerive. Vetëm një pjesë e ish-fabrikës është privatizuar por aty nuk prodhohet duhan por këpucë. Të gjitha godinat e tjera të mëdha kanë degraduar.Në vitin 1999 godinat e ish fabrikës së duhan- cigares shërbyen për strehimin e familjeve kosovare të cilët u larguan nga lufta. Në ato kohëra Muhameti do të rikthehej sërish por jo për të punuar si mekanik por për ti shërbyer vullnetarisht si ndihmës guzhinier shtetasve kosovarë. Ish fabrika e duhan cigares shërbeu edhe si fidanishtë për estradën e Shkodrës duke nxjerrë ikona të këngës dhe humorit shkodran. Në fabrikën e duhan cigares dikur punonin rreth 2000 persona, ndërsa sot kapanonet janë shkatërruar dhe bimësia ka mbuluar gjithandej të gjithë sipërfaqen.  Në ato vite Shkodra dhe Shqipëria krenohej nga tre fabrika ajo e Duhanit,ish fabrika e letrës dhe ish uzina e telit që mbanin peshën e ekonomisë shkodranë, kurse sot aot mbeten kujtime të së kaluarës.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Berisha me ish-të përndjekurit politik: Dëmshpërblim të plotë brenda mandatit të parë qeverisës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka premtuar se gjatë mandatit të tij të parë…

2 hours ago

“Histori Sportive” në RTSH Shkodra – Kontributi i familjeve Meta dhe Kraja në sportin e atletikës

Emisioni radhës  “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…

2 hours ago

“Histori Sportive” në RTSH Shkodra – Kontributi I familjeve Meta dhe Kraja në sportin e ateletikës

Emisioni radhës  “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…

2 hours ago

Turizmi në rritje në Malësi të Madhe – Marinaj: Bujtinat dhe njësitë akomoduese punojnë me kapacitet të plotë

Nisur nga numri i lartë i vendeve turistike që përfshin Malësia e Madhe po tërheq…

2 hours ago

Shpend të ngordhur në fshatin Trush – Zona është kthyer në vend për depozitimin e mbetjeve të ndryshme

Kjo zonë po vuan nga një problem i madh, siç është ndotja nga mbeturinat. Ky…

2 hours ago

Shkolla shqipe në Angli – Prej 9 vitesh në Manchester, Erisa Isufaj ndërmori iniciativën e dobishme

Shqiptarët kanë edhe një tjetër shkollë në Evropë,  ku mund të mësojnë gjuhën, kulturën dhe…

2 hours ago

This website uses cookies.