Egnatia bën kampionen duke mundur Vllazninë në “Loro Boriçi” për të rimarrë kreun e klasifikimit pas javës së 22 në Abissnet Superiore.
Pas sfidës, për RTSH Sport, trajneri i shkodranëve, Tomas Berdariç u shpreh se kuqebluve iu mohuan dy penallti përballë rrogozhinasve.
“Jam krenar me ekipin tim, që ne ,pas golit të pësuar,u munduam të reagojmë duke krijuar mundësi për shënim.
Gjykoj që arbitri gaboi ne dy raste, si në pjesën e parë ashtu edhe në të dytën.
U munduam të riktheheshim në lojë me rastet që patëm, pa mundur të gjenim rrugën e rrjetës.
Në ndeshje të tilla vendimet dhe episodet vendosin shumë sa i takon rezulatit të përgjithshëm.
Përgezoj Egnatian e cila shënoi dy gola dhe ia doli të sigurojë tre pike”, – u shpreh Brdaric.
Ndërkohë, tekniku i Egnatias u shpreh i lumtur për suksesin në transfertë kundër Vllaznisë duke shtuar se skuadra e tij ishte e kujdesshme në epsodet që sfida rezervoi në “Loro Boriçi”.
Gjatë ditës së sotme (4 mars) moti parashikohet i kthjellët dhe me vranësira të pakta…
Pak përpara përfundimit të afatit zyrtar për regjistrimin në KQZ të koalicioneve që do të…
“Shkodra Elektronike” fituese e Fest 63 në RTSH, që do të përfaqësojë Shqipërinë edhe në…
Panairi më i madh global i turizmit, ITB, ngriti të hënën siparin, duke pasur Shqipërinë…
Shtëpia e Bardhë ka mirëpritur një përpjekje të udhëhequr nga Evropa për t'i dhënë fund luftës në…
Katër fitore, 2 barazime dhe 4 humbje. Ky është bilanci i Sergio Conceiçaos në Serie…
This website uses cookies.