Categories: BotaLajmeSport

Nadal jep leksione tenisi në Las Vegas për 150 mijë dollarë

Las Vegas, qyteti i ëndrrave do të ofrojë diçka më shumë se e zakonshmja, të dielën e 3 marsit. Ndeshja midis Nadal dhe Alcaraz do të sjellë miliona dollarë. Përtej kontributit të madh që do të marrin dy tenistët spanjollë, do të ketë edhe shumë iniciativa të tjera që do të lëvizin një shumë të madhe dollarësh. Quhet Netflix Slam dhe protagonistë në të do të jenë dy yjet e tenisit spanjoll dhe atij botëror, Carlos Alcaraz dhe Rafael Nadal. Por përveç biletës së thjeshtë për të parë ndeshjen do të ketë edhe super paketa VIP të rezervuara për personat që do të qëndrojnë në hotelin luksoz, në ambjentet e të cilit do të zhvillohet ndeshja. E për disa njerëz të privilegjuar do të jetë e mundur të marrin mësime private tenisi nga dy fenomenët spanjollë. Dhe çmimet janë më të shtrenjta se sa mesatarja e një ore mësimi tenisi. Bëhet fjalë për 150 mijë dollarë, pak më shumë se 138 mijë euro, për një orë mësimi. Programi përfshin edhe një orë mësimi në grup, me një çmim dukshëm më të volitshëm, “vetëm” 50 mijë dollarë, pak a shumë 45 mijë euro.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Cungu jep dorëheqjen – Shkodrani  nuk është më trajner i Laçit

Trajneri i Laçit Armando Cungu në emisionin “Supergol” në RTSH pas ndeshjes së humbur 2-1…

6 hours ago

Zjarret në zonat e mbrojtura – Macaj: I përballuam, në territorin e Bashkisë Shkodër dëmet ishin minimale

Gjatë sezonit veror edhe territori i Bashkisë së Shkodrës,  sikurse në në gjithë vendin, u…

6 hours ago

Mbytja e jahtit në Siçili, dyshohet se përmban kasaforta të papërshkueshme nga uji me të dhëna të ndjeshme

Zhytësit specialistë që vëzhgojnë rrënojat e superjahtit 40 milionë dollarësh që u mbyt në Sicili…

6 hours ago

Të paktën 51 të vdekur nga shpërthimi në minierën e qymyrit në Iran

Të paktën 51 persona kanë mbetur të vrarë dhe më shumë se 20  janë plagosur…

6 hours ago

SHBA- Të shtëna masive me armë zjarri në Alabama, 4 viktima e dhjetëra të plagosur

Të paktën katër persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë kanë mbetur të plagosur në…

6 hours ago

Macron zbulon qeverinë e re franceze të krahut të djathtë

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka zbuluar qeverinë e tij të re, pothuajse tre muaj pasi…

6 hours ago

This website uses cookies.