Naftë pa akcizë/Shima: Kanë aplikuar një mijë fermerë
1 mijë fermerë kanë aplikuar në qarkun e Shkodrës për të përfituar naftë pa akcizë. 500 prej tyre kanë plotësuar dokumentacionet dhe janë dërguar në qendër për tu pajisur me kartën e përfitimit të naftës. Shima tregon se përfitues bëhen fermerët që kanë të mbjellë nga 1 hektarë e deri në 20 hektarë. I vetmi ngërç që në jo pak raste ka sjellë skualifikim të fermerëve është mungesa e dokumentacioneve të tokës. Ekspertët vijojnë kontrollet e dokumentacioneve në terren për 500 fermerët e tjerë që kanë aplikuar.