Nagelsmann “kërcënon” Spanjën: Duam të fitojmë Euro 2024
Trajneri gjerman, Julian Nagelsmann në një konferencë për shtyp në prag të çerekfinales kundër Spanjës: “Nuk e di nëse është një finale e hershme siç pretendojnë shumë. Ne duam të fitojmë dhe pastaj të bëhemi kampionë. Do të jetë një ndeshje e barabartë dhe do të bëjmë gjithçka mundemi për të ecur përpara”.
Spanjë-Gjermani do të jetë ndeshja që do të hapë programin çerekfinal të Euro 2024, të premten në orën 18:00 në Stuttgart Arena. Julian Nagelsmann, trajneri i gjermanëve, prezantoi ndeshjen kundër “La Roja”: “Do të jetë një ndeshje e vështirë, të dyja skuadrat kanë një posedim të mirë të topit dhe mund të ushtrojnë shumë presion në mbrojtjen kundërshtare. Shumë mendojnë se do të jetë një ndeshje e barabartë, ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për të ecur përpara”.
Më pas Nagelsmann flet për tifozët: “Ne e ndjejmë shumë mbështetjen e tyre, detyra jonë është t’u kthejmë atyre diçka: së bashku jemi gjithmonë më të fortë”.
Për zgjedhjen midis Sané dhe Ëirtz: “Unë mund t’i përgjigjem pyetjes, por nuk dua, ne kemi ende disa pikëpyetje. Kemi mbajtur katër seanca video para ndeshjes me Danimarkën dhe kemi bërë po aq para Spanjës, kemi besim se do të luajmë një ndeshje të mirë”.
Në mbyllje, një batutë për Lamine Yamal: “Ai është me të vërtetë një talent i madh. Do të shohim se si do të reagojë kur gjërat të bëhen më të vështira”.