Napoli, Kvaratskhelia pranon të rinovojë kontratën

Merr fund telenovela. Më në fund Khvicha Kvaratskhelia ka pranuar rinovimin e kontratës me Napolin.
Sipas “Il Mattino”, gjeorgjiani i ka thënë po propozimit të presidentit Aurelio De Laurentiis për të zgjatur kontratën deri në vitin 2029 me opsionin për të zgjatur bashkëpunimin edhe 1 vit tjetër.
Ylli i skuadrës napolitane do të përfitojë 5 milionë euro në sezon duke përfshirë bonuset me kontratën e re, e cila nuk ka një klauzolë lirimi.