Napoli-Real, tërmeti trondit qytetin
Tërmeti ka qenë fenomeni që e bëri tepër të veçantë natën para ndeshjes Napoli-Real Madrid, e vlefshme për grupin C të Ligës së Kampioneve. Tërmeti, me magnitudë 4.0, me epiqendër në Campi Flegrei, në një thellësi prej 2.6 kilometrash u ndje fuqishëm edhe në Napoli, duke përfshirë edhe qendrën, Chiaia, zonë ku është akomoduar Reali i Madridit.
Trajneri Anceloti dhe ekipi madrilen ishin në hotel kur toka filloi të dridhej, duke shkaktuar disa momente paniku. Më pas, për fat, gjithçka u kthye në normalitet. Napoli, i cili përgjithësisht e kalon vigjiljen e ndeshjeve në një hotel në Campi Flegrei, futbollistët e kaluan natën në shtëpitë e tyre. Një rastësi e pastër, ose më mirë një trend që trajneri Garcia ka adoptuar që nga fillimi i sezonit.
Gjithsesi nata para ndeshjes së Ligës së Kampionëve, kaloi me ankth për të gjithë Napolin, përfshirë edhe Realin. Kjo është goditja e dytë më e fortë në 40 vitet e fundit në këtë zonë, pas asaj të pak ditëve më parë, më 27 shtator, me magnitudë 4.2.
Shumë njerëz lanë banesat e tyre dhe dolën në rrugë. Edhe pse toka vazhdon të dridhet, përsa i përket ndeshjes në Maradona, autoritetet vendore, për momentin nuk shohin asnjë arsye që ajo të mos luhet, por situata do të monitorohet orë pas ore.