Napoli synon të rikthejë Kiezën në kampionatin italian

Kiezën në

Liverpuli i Arne Slot është një makineri. “Të kuqtë” janë të parët në Premier League dhe tashmë janë kualifikuar në Champions League, ku deri tani kanë vetëm fitore. Problemi i vetëm tek klubi anglez duket se është Federico Chiesa.

Që nga fillimi i sezonit, ish-lojtari i Juventusit, i cili mbërriti në Angli në verë për 15 milionë euro, ka dalë në fushë vetëm katër herë për gjithsej 123 minuta dhe për këtë arsye me afrimin e merkatos të janarit, klubi dhe lojtari janë në kërkim të një zgjidhjeje për t’i dhënë më shumë minuta dhe për ta lejuar të rifitojë fanellën e kombëtares dhe zgjidhja më logjike duket të jetë rikthimi në Serie A.

Një situatë që Napoli mund ta shfrytëzojë, pasi është shumë i interesuar për lojtarin, siç e dëshmon edhe fakti se ditët e fundit ka ndodhur një kontakt mes klubit italian dhe agjentit të lojtarit. Antonio Conte do të kishte dhënë miratimin e tij dhe do të kishte një gatishmëri nga ana e lojtarit për t’u transferuar në “Maradona” për të ndihmuar skuadrën të arrijë objektivat e saj sezonale.

Operacioni mund të materializohej me formulën e huazimit, por që në bisedimet e para mes palëve është një problem që lidhet me pagën e Kiezës, që fiton 7.5 milionë euro neto dhe për këtë arsye drejtori sportiv i Napolit, Giovanni Manna, do të përpiqet të bindë anglezët që të mbulojnë një pjesë të pagës së tij.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.