NASA: Ekuipazhi prej katër astronautësh kthehet në Tokë

image.khaleejtimes

image.khaleejtimes

Pas gjashtë muajsh në bordin e Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor (ISS), dy astronautë amerikanë, një rus dhe një astronaut i Emirateve të Bashkuara Arabe u kthyen të sigurt në Tokë, deklaroi NASA.

“Crew-6” në bordin e anijes kozmike Dragon Endeavour të SpaceX u ul në brigjet e Floridës pak pas orës 00:15 pasi u kthye nga ISS.

Ekuipazhi, i cili u nis nga Toka në mars, përbëhet nga amerikanët Stephen Bowen dhe Warren Hoburg, rusi Andrey Fedyaev dhe Sulltan al-Niyadi nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Me largimin e kuartetit, ekuipazhi i stacionit u kthye në shtatë pasi misioni i NASA-s SpaceX Crew-7, misioni i shtatë komercial i rrotullimit të ekuipazhit për agjencinë hapësinore amerikane, arriti në postin hapësinor më 27 gusht.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.