NASA pritet të lëshojë në Tokë një kapsulë që përmban mostra asteroidi
Sonda hapësinore OSIRIS-REx e NASA-s do të lëshojë një kapsulë që përmban një mostër të një asteroidi mbi shkretëtirën në shtetin amerikan të Utah për herë të parë për agjencinë hapësinore amerikane.
NASA vlerëson se kapsula përmban rreth 250 gram mbeturina të mbledhura nga asteroidi Bennu rreth tre vjet më parë. Sonda pritet të lëshojë kapsulën rreth 102 000 kilometra mbi sipërfaqen e Tokës.
Kapsula, e mbrojtur nga një mburojë nxehtësie, pritet të hyjë në atmosferën e Tokës me ndihmën e parashutave për të ngadalësuar zbritjen e saj, të ulet rreth 13 minuta më vonë.
NASA synon një zonë uljeje me përmasa 58 x 14 kilometra.
Pas uljes, kapsula do të dërgohet në laboratorët e NASA-s në Teksas për ekzaminim. Një ekip prej rreth 200 shkencëtarësh shpreson të analizojë kampionin duke përdorur 60 qasje të ndryshme shkencore. /os/