Nata e dytë e Fest 62, në skenë 15 këngëtarë. Sonte juria zgjedh finalistët mes debutuesve

Nata e dyte e Fest 62
Në prag të natës së dytë të Festivalit të 62 të këngës, 15 këngëtarët që do të performojnë sonte zhvilluan provat e fundit. Shumë prej tyre rikthehen në këtë festival duke vlerësuar në mënyrë të veçantë orkestrën simfonike, e cila sonte do të drejtohet edhe nga një dirigjente vajzë.
Edhe sonte do të ketë të ftuar të veçantë. Një prej tyre është edhe anëtari i jurisë, Indrit Mesiti, i cili jep përshtypjen për atmosferën në natën e parë të konkurrimit.
Mesiti do të ngjitet në skenë si i ftuar me grupin e tij me një krijim enkas për Fest ’62. Po ashtu do të performojnë si të ftuar në festival Aleksandër Gjoka e Bojken Lako, si dhe këngëtarja italiane Rakele Andrioli.