Nata e dytë e Fest 62 / Veç këngëtarëve pjesëmarrës nuk munguan as të ftuarit në këtë mbrëmje
Festivali 62-të i Këngës në Radio Televizionin Shqiptar, ngjarja më rëndësishme në kalendarin muzikor, ka mbyllur dje natën e dytë. 15 artistë të njohur të muzikës shqiptare, të rinj e grupe alternative janë ngjitur në skenën madhështore të Festivalit të Këngës.
Pasi janë dëgjuar 31 këngët e tij, është hapur edhe votimi i cili do të qëndrojë i hapur deri në fund të natës së katërt. Ndërkohë, natën e tretë juria do të zgjedhë 8 nga 17 këngëtarët debutantë që do të shkojnë në finalen e Fest’ 62.
As në natën e dytë nuk munguan të ftuarit që intepretuan në skenë, duke ndezur atmosferën. Mbresëlënëse ishte këngëtarja italiane Rakela Andreoli që solli këngën “Kur bie fyelli e çiftelia”, por edhe Indrit Mesiti, apo dueti Alekandër Gjoka –Bojken Lako.