Nata e dytë finale e “Bilbilave…” – Edicioni i 30- të i konkursit të QKF- së, mbyllet me një mbrëmje magjike

Konkursi “Bilbilat e Vegjël Këndojnë” mbylli edicionin e tij të 30-të me një natë magjike në skenën e teatrit Migjeni.
Artistët e vegjël dhuruan emocione të jashtëzakonshme tek publiku.
Në këtë mbrëmje, juria vlerësoi më të mirët në 3 kategori.
Nga klasa e parë në të tretën u shpall fituese Siara Toska, nga klasa e katërt në të gjashtën Dion Bushgjokaj dhe nga klasa e shtatë në të nëntën Devis Zefi
Fituesit e çmimeve të para:
SIARA TOSKA – Çmimi i parë, Kategoria për klasat 1-3
DION BUSHGJOKAJ – Çmimi i parë, Kategoria për klasat 4-6
DEVIS ZEFI – Çmimi i parë, Kategoria për klasat 7-9
“Bilbilat e Vegjël Këndojnë” tashmë një traditë, ku çdo vit zbulon talente të reja që brez pas brezi kjo traditë të ruhet sa më gjatë.