Nata e katërt e Festivalit të Humorit – Në skenë u ngjitën Agron Llakaj, Behar Mera, “Parodistët e Vlorës” etj.
Festivali Mbarëkombëtar i Humorit ka vijuar me natën e katërt të tij.
Mbrëmja pati për protagonistë disa nga mjeshtrat e humorit si: Agron Llakaj, Xhevahir Zeneli, Behar Mera, aktori nga Tetova Hasim Memishaj dhe grupi “Parodistët e Vlorës”.
Aktorët shkodranë shkaktuan edhe një herë tjetër të qeshura në sallë me skeçet e përgatitura.
Netët e humorit në teatrin “Migjeni” do të përmbyllen të dielën e 15 dhjetorit.