Nata e ndërrimit të viteve / Qytetarët shijuan në shesh spektaklin e fishekzjarreve dhe koncertin muzikor
Mijëra shkodranë dolën në shesh për të pritur momentet e para të Vitit të Ri 2024. Fëmijë e të rritur shijuan spektaklin e fishekzjarreve shumëngjyrëshe që karakterizojnë ndërrimin e viteve.
Shkodranët urojnë që 2024 të jetë një vit i mbarë, por edhe i ndryshimeve të mëdha për qytetin.
Qytetarët në shesh festuan nën ritmet e këngëtarëve Sidrit Bejleri dhe Denisa Xhezo në koncertin që nisi pak minuta pasi ora shënoi mesnatën.
Ritmet, energjia dhe atmosfera vijuan për orë të tëra në sheshin para Bashkisë në qendër të qytetit.