Nata e ndërrimit të viteve / Shkodranët e dyzuar mes shtëpisë dhe lokaleve
Nata e ndërrimit të viteve qytetarët Shkodranë i gjen mes zgjedhjeve të ndryshme. Shpesh herë të ndikuar edhe nga profesionet që kanë. Bluzat e bardha, apo punonjësit e policisë natën e ndërrimit të viteve i gjen në terren
Të moshuarit janë ata të cilët nuk i ndahen traditës së viteve të fundit. Pak për shkak të moshës e pak të kushtëzuar nga mundësitë financiare, darkën e ndërrim viteve do e festojnë në familje
Më të rinjtë, e veçanërisht emigrantët që kanë zgjedhur vendlindjen për të festuar duket se do të jenë ata që do të mbushin sheshet apo lokalet në darkën e 31 dhjetorit
Thuajse e kthyer në traditë, darka për pjesën më të madhe të tyre është në shtëpi, ndërkohë që pas mesnate bashkohen për të festuar jashtë. Këtë herë Bashkia Shkodër ka menduar edhe për ndërrimin e viteve, ku muzika live nuk do të mungojë në shesh deri në orët e para të mengjesit.