nata e pare fest 62
Mes emocionesh, performacash, ritmesh, baladash, por edhe të ftuarve specialë, është përmbyllur nata e parë e festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar. Publiku mirëpriti me duartrokitje 16 këngë që tashmë do jenë pjesë e fondit të artë të këngës së lehtë shqiptare. Umberto Toci ishte i ftuar special i natës së parë të festivalit të 62 të këngës në RTSH. Publiku në sallë, por edhe gjithë teleshikuesit shqiptarë patën mundësinë të dëgjonin këngët e tij me të njohura. Kënga fituese e festivalit të 62 në RTSH do të shpallet nga një juri profesioniste e përbërë prej 11 personalitetesh. Juria ka emrat me të shquar të artit, këngëtarë, kompozitorë, orkestrantë dhe shkrimtarë.
Votimi për të përzgjedhur këngën, e cila do të dërgojë Shqipërinë në festivalin e këngës evropiane do të hapet në fund të natës së dytë dhe do të qëndrojë i hapur deri në fund të natës së fundit të festivalit. Vota e publikut përzgjedh këngën që do përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion.
Parafestivali është një risi që vjen këtë vit i menduar nga organizatorët si një pritje në tapetin e kuq për të gjithë artistët , prezantuesit, por edhe anëtarët e jurisë. Nata e parë e festivalit të këngës ka patur shikueshmëri dhe ecuri të kënaqshme edhe në rrjetet sociale.
Java e 18-të, dhe njëkohësisht e fundit e kampionatit të rregullt në futbollin e vajzave,…
Me një takim të organizuar në sheshin para Bashkisë së Shkodrës, Partia Socialiste ka mbyllur…
Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Ted Kopliku, zhvilloi takimin përmbyllës me banorë të Rajonit…
Në Berdicë, ashtu si në të gjithë qarkun Shkodër, politikat diskriminuese të qeverisë Rama për…
Ekipi i kandidatëve të PS për qarkun Shkodër , sëbashku me drejtuesin politik, Benet Beci…
Rama po kërkon dhe njëherë tjetër t’i imponohet Shkodrës dhe ta gjunjëzojë atë me urrejtjen…
This website uses cookies.