Nata e parë e festivalit “Luleborë”/Publiku u njoh me 15 këngët pjesëmarrëse të edicionit të nëntë

Festivali “Luleborë” ngriti siparin e edicionit të nëntë në teatrin “Migjeni”. Publiku i pranishëm u njoh në natën e parë me 15 këngët konkuruese për çmimin e parë, të interpretuara live nga këngëtarët pjesëmarrës. Një pjesë e tyre, e provonin për herë të parë skenën e festivalit.
Orkestra Simfonike e Shkodrës solli tingujt e gjallë nën drejtimin e dirigjentit Jetmir Barbullushi duke qenë një vlerë e shtuar e festivalit.Në natën e dytë të festivalit “Luleborë” juria e përbërë nga Sokol Marsi, Mikaela Minga, Ridvan Dibra dhe Frederik Ndoci do të vlerësojnë krijimet më të mira të këtij edicioni.