Nata e parë e Festivalit për Fëmijë, në teatrin “Migjeni” u çel sipari i edicionit të 62-të të eventit tradicional
Në teatrin “Migjeni” ka çelur siparin e tij, nata e parë e Festivalit Mbarëkombëtar të Këngës për Fëmijë, edicioni i 62-të mes entuziasmit, ngjyrave dhe artistëve të vegjël.
Spektatorët e pranishëm shijuan tingujt dhe muzikën e krijimeve të reja, që i shtohen fondit të artë të këngëve për fëmijë.
Surprizat nuk munguan në këtë natë të parë teksa e ftuar ishte këngëtarja Aurela Gaçe, një ish-pjesëmarrëse e këtij festivali, kur ishte ende një fëmijë.
Do të jenë gjithsej 22 këngë, pjesë e garës për çmimet që juria do të japë në natën finale të festivalit.