Nata e parë e Sanremos përcolli muzikë dhe mesazhe për paqen

Nata e parë e Sanremos

Një sukses të vërtetë ka shënuar nata e parë e edicionit të 75 të Festivalit të Sanremos i mbajtur në Teatrin Ariston.

Nën moderimin e Carlo Contit, spektakli i muzikës italiane përcolli emocione, mesazhe paqeje, si edhe muzikë të bukur.

29 artistët në garë interpretuan për herë të parë këngët e tyre për publikun, shoqëruar edhe nga Orkestra e Festivalit të Sanremos.

Në skenë gjatë natës së parë, Carlo Conti, u shoqërua nga dy miqtë e tij, artistë të skenës, prezantuesja Antonella Clerici e cila u rikthye për të tretën herë në Sanremo si edhe prezantuesi televiziv Gerry Scotti, të cilët me sharmin e tyre i shtuan më shumë ngjyra mbrëmjes.

Gjatë mbrëmjes së parë nuk munguan as të ftuarit special. Një moment historik në Festivalin e Sanremos ishte video mesazhi i dërguar nga Papa Françesku .

Papa iu përgjigj ftesës së Carlo Contit për të nënvizuar me zërin e tij momentin që festivali ka vendosur t’i kushtojë thirrjes për paqe.

“I dashur Carlo, e kam ende në zemër kujtimin e Ditës Botërore të Fëmijëve, majin e kaluar ishe me ne me ngrohtësinë njerëzore që të dallon, në atë moment të bukur në stadiumin Olimpik me fëmijë nga e gjithë bota. Ju e dini, muzika është bukuri, muzika është një instrument paqeje . Është një gjuhë që të gjithë njerëzit, në mënyra të ndryshme, flasin dhe prek zemrën e të gjithëve. Unë jam duke menduar, në këtë moment, për nënën time që më tha dhe më shpjegoi disa pasazhe nga operat, duke më bërë të kuptoj ndjenjën e harmonisë dhe mesazhet që muzika mund të japë. Duke menduar për ftesën tuaj, unë mendoj drejtpërdrejt për shumë fëmijë që nuk mund të këndojnë, nuk mund të këndojnë jetën, dhe të cilët qajnë dhe vuajnë për shkak të shumë padrejtësive në botë. Kjo është ajo që dëshiroj më shumë, të shoh ata që e kanë urryer njëri-tjetrin duke shtrënguar duart dhe të përqafohen, paqja është e mundur! Sot po e bëni dhe po e bëni të thuhet përmes muzikës “, nënvozoi Papa në mesazhin e tij. 

Një apel që iu besua dy të ftuarave të tjera të mbrëmjes, këngëtarja izraelite Noa dhe kolegia e saj palestineze Mira Aëad, të cilat performuan “Imagine” të John Lennon , në nje version të kënduar në 3 gjuhë të ndryshme.

Publiku Italian u elektrizua edhe më shumë kur në skenë u ngjit Jovanoti, i cili solli disa performanca në skenë.

Momenti kulminant i mbrëmjes ishte pikërisht përzgjedhja e 5 artistëve të cilët u renditën si më të mirët e natës së parë, nga dhoma e shtypit. Pesë më të mirët e konkursit të këngës ishin Brunori Sas, Giorgia, Lucio Corsi (Lucio Korsi), Simone Cristicchi (Simone Kritici) dhe Achille Lauro(Akile Lauro).

Edhe sonte në natën e dytë, Festivali i Sanremos do të transmetohet drejtpërsëdrejti në RTSH 2 dhe RTSH muzikë, ndërsa nata e 4-t dhe finalja do të transmetohen drejtpërsëdrejti në RTSH 1 dhe Radio Tirana 1.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.