“Nata me hënë” në Shkodër, Ema Andrea zgjodhi veprën e Kadaresë për ta përkujtuar atë

Mbrëmjen e 2 korrikut u zhvillua në Muzeun Historik të Shkodrës COD-ACT me interpretimin e aktores së mirënjohur Ema Andrea. “Nata me hënë” nga Ismail Kadare ishte zgjedhja e aktores në shenjë përkujtimi për shkrimtarin që u nda nga jeta në nisje të këtij muaji, por gjithashtu edhe si një nga veprat më të dashura për të.
“Letërsia e mirë i jep forcë çdokujt që e dashuron atë”, shprehet aktorja Andrea.
“Nata me hënë” roman i shkruar nga Ismail Kadare dhe botuar në vitin 1985.