Nations League, Itali-Gjermani do të luhet më 20 mars në “San Siro”

San Siro

“San Siro” do të mbulohet përsëri nga ngjyrat e kaltra pas plot 123 ditësh kur për herë të fundit u organizua ndeshja mes Italisë dhe Francës. Në takimin e mbajtur 17 nëntorin e kaluar u shitën të 68.000 mijë biletat e vendosura në dispzicion dhe i njëjti rekord mendohet se do të arrihet edhe me 20 mars kur në “Meazza” do të luhet çerekfinalja e Nations League mes Italisë dhe Gjermanisë.

Dueli në fjalë nis në orën 20:45 ndërsa vendi i sjell fat Italisë, e cila kurrë nuk është mundur nga Gjermania në “San Siro”. Në katër precedentë Italia ka fituar dy herë (3-1 në ndeshjen e parë në “Campo Milan” në janar 1923 dhe 3-2 në maj 1940 në “San Siro”) ndërsa dy takimet e tjera nuk kanë patur fitues (1-1 dhe 0-0 ishte rezultati i miqësoreve të luajtura më 15 nëntor të 2013 dhe 2016).

Milano është qyteti i dytë pas Romës që ka pritur numrin më të madh të ndeshjeve të “të Kaltërve” (62 ndeshje në total: 39 fitore, 19 barazime dhe 4 humbje).

Milano ka pritur Italinë në katër imepiante në ndryshme, të cilat janë “Arena Civica”, “Velodromo Sempione”, “Campo Milan”  dhe “San Siro”.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.